Përshkrimi Olivia, një gazetare nga Nju Jork shkon në Turqi kur mëson se motra e saj është shtatëzënë. Marla sapo ka dalë nga një lidhje, por vendos ta mbajë fëmijën dhe këtu fillojnë të ndodhin gjërat e këqija.
Magi (2016)
The Bling Ring
Përshkrimi I frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Një grup adoleshentësh të fiksuar pas famës, Rebeka (drejtuesja), Marku, Niki, Semi dhe Kloi, të njohur si Rrethi i Bizhuterive, përdorin Internetin për të gjurmuar vendndodhjen e njerëzve të famshëm në mënyrë që t’u grabisin shtëpitë. Në viktimat e tyre përfshihen Paris Hilton, Lindsay Lohan, Megan Fox, Rachel Bilson, Adriana Patridge dhe Orlando Bloom.
How I Met Your Mother – Sezoni 1 – Episodi 1
Një baba i tregon fëmijëve të tij një seri kujtimesh dhe udhëtimesh nga e kaluara së bashku me 4 shokët e tij të ngushtë.
xXx: Return of Xander Cage (2017)
Përshkrimi KUJDES: VIDEO DO TE ZEVENDESOHET SAPO TE DALE NJE VERSION ME I MIRE! Ksander Kejxh besohet të ketë vdekur pas një aksidenti, por ai kthehet fshehurazi në veprim për një detyrë të re e jo të lehtë me stërvitësin e tij, Augustus Gibons.
Siccîn
Përshkrimi Öznuri është një femër e re dhe e bukur. Ajo ka pasur një dashuri platonike që fëmijë ndaj Kudretit, i cili është kushëriri i saj. Sidoqoftë, Kudreti është i martuar me Nisën dhe është shumë i lumtur. Nga xhelozia, Öznuri bën një magji të zezë për ta ndryshuar këtë, në mënyrë që ajo dhe Kudreti të jenë përgjithmonë bashkë. Megjithatë ajo nuk është e përgatitur për djallin që kjo magji çliron.
The Free World (2016) HD
Half Past Dead 2
Përshkrimi "Gjysëm i Vdekur 2" : I burgosuri Tuiç transferohet në një burg tjetër për të gjetur arin e një grabitje nga ish bashkëpunëtori i tij, Lester Mekena. Atje ai ndeshet me Burkun (Bill Goldberg), një i burgosur trupmadh që s'ka miqësi me asnjë. Brenda plas lufta mes Zezakëve dhe Hispanikëve dhe kapoja i Zezakëve vritet, për këtë ata fajësojnë Burkun. Por gjendja përkeqësohet kur kapoja i Hispanikëve, Kortezi rrëmben të dashurën e Tuiçit dhe vajzën e Burkut...
Operation Chromite
La La Land (2017)
Moonlight (2016)
Përshkrimi Një histori e përjetshme e vetë-zbulimit dhe lidhjes njerëzore, Moonlight tregon jetën e një djaloshi Afro-Amerikan nga fëmijëria deri kur rritet ndërkohë që sforcohet të gjejë vendin e tij në botë teksa rritet në një lagje të vështirë të Majemit.
The Crash (2017)
Përshkrimi Në një të ardhme jo shumë të largët, një ekip kriminelësh me jakë të bardhë, punësohen prej qeverisë Amerikane për të penguar një sulm kibernetik që kërcënon të çojë në falimentim gjithë tregjet dhe bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
A Street Cat Named Bob (2016)
Përshkrimi Bazuar në librin bestseller në të gjithë botën. Historia se si Xhejms Bouen, një këngëtar rruge dhe një i varur nga droga në përpjekje për ta lënë, i ndryshon jeta kur takon një mace rruge kuqalashe.
Dear Zindagi (2016)
PERSHKRIMI
Kaira është një kinematografe në kërkim të jetës perfekte. Takimi i saj me Xhagun, një doktor me mendime origjinale, e ndihmon atë të fitojë një perspektivë të re për jetën. Ajo zbulon që lumturia është gjetja e rehatisë në papërsosmëritë e jetës.
Bachelorette (2012)
PERSHKRIMI
Në mbrëmjen e martesës së një prej shoqeve të tyre të vjetra të gjimnazit, tre shoqëruese të papërgjegjshme dhe kapriçioze ribashkohen për një festë të fundit beqarie në Mollën e Madhe. Ato pa dashje shkatërrojnë fustanin e nusërisë së shoqes së tyre Bekit, përpara se ajo të martohet me të dashurin e saj të zemrës Deil. Ato përpiqen ta rregullojnë situatën duke kaluar mbrëmjen dhe mëngjesin përpara dasmës të dëshpëruara për t'ia kthyer fustanin Bekit në kohë, ndërsa zbulojnë vetveten dhe atë çka duan të bëjnë me të vërtetë në jetën e tyre.
Anonymous a.k.a. Hacker (2016)
PERSHKRIMI :
Aleks Daniliuk është një adoleshent që mëson marifetet e programimit kompjuterik. Kur familja e tij fillon të ketë probleme financiare, ai i futet jetës së krimit në internet dhe vjedhjes së identiteteve, i mbushur me inat për bankat. Gatë rrugës njihet me Sajin, një batakçi rrugësh i cili e prezanton me shkëmbimin në tregun e zi, dhe me Kirën, një hakere të re e cila nuk është vërtet ajo që duket.















